Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vrasja e 34 vjeçarit/ Viktima nuk jetonte në Mirditë, policia dyshon për pengmarrje

Nga Ejona 0

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi që ndodhi pasditen e djeshme në Mirditë.

Burime bëjnë me dije se viktima është ekzekutuar në vendin ku është gjetur i vrarë pikërisht në Zall Xhuxhe, ndërsa krimi është kryer disa orë para se trupi të zbulohej nga banorët e zonës.

Viktima ndryshe njihej me emrin Anton Zefi, ndërsa raportohet se pasaportizimin e ka në Adriatik të Laçit, ndonëse se viktima nuk ka jetuar asnjë ditë aty.

Ai jetonte në Durrës ishte i martuar dhe babai i një fëmije.

Për vrasjen e Zefit, policia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje disa banorë të fshatit. Dyshohet se vrasja e Zefit ditën e sotme ka ndodhur për motive gjakmarrje.

Policia nuk përjashton mundësinë që Zefi të jetë marrë peng dhe të jetë vrarë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej