Vrasja dhe mediet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja dhe mediet

18:30 | 22/10/2017
në Uncategorized
0

Sikur të ndaloheshin botimet e lajmeve të krimit, e garantuar që kriminaliteti kishte për të pësuar rënie të madhe. Gjeneratorët e krimit janë edhe mediet. Këtë e them me përgjegjësi.

Nga Fahri Xharra

Vrasje. Vrasje në familje. Vrasje në rrugë. Vrasje në polici. Gjakmarrje. Ma tha,ia thashë, vrasje. Më shau,më ofendoi: vrasje. Çdo ditë e më shumë vrasje,çdo ditë e më shumë shkrime mbi vrasjet. Banalitet. M’është sajuar përshtypja se krimi kryhet për t’u përfolur në medie, vrasjet duhet të bëhën të ditura  përmes mediumeve që lexohen, shikohen apo dëgjohen. Një parim i keq që e ka mbërthyer shoqërinë shqiptare: duke e bërë të madhe “dhimbjen” tonë për dhëmbët e prishur e plot qelb, po i infektojmë  dhëmbët e shëndoshë, duke e mbajtur gojën gjithnjë  të hapur. Mish i ngordhur për hijena: sa më shumë vrasje, sa më shumë krime, lexueshmëria, dëgjueshmëria dhe shikueshmëria më e madhe (!). Lajmi është lajm, por lajmi nuk është për nxitje të lajmit të ri. Si nxitet?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Thjesht, lexojmë për vrasjet e kurrë nuk lexojmë për dënimet. Pse mediet të jenë në shërbim të krimit-vrasjes? Pyetje pak e vështirë,  por  në thelb ashtu po del.

“Masakër mbi trupin e një adoleshenteje në Xhafzotaj të Durrësit. Studentes 18-vjeçare i presin kokën, 3 muajshe shtatzënë.” Një akt barbar ka ndodhur ndaj një 18-vjeçareje nga fshati Vëllazërim i komunës Xhafzotaj, së cilës i kanë ndarë kokën prej trupit duke ia zhdukur më pas. Viktima quhet… që sipas ekspertizës mjekoligjore, rezulton të ketë qenë 3 muajshe shtatzënë, kur e kanë masakruar, mëngjesin e hershëm të së enjtes. Adoleshentja ishte rritur jetime gjashtë vitet e fundit, pasi e ëma i kishte ndërruar jetë, pas një sëmundjeje të rëndë. (Nga shtypi).

Dikur pazaret në qytetin e caktuar dhe në ditën e caktuar grumbullonin shumë njerëz me gjthëfarë hallesh, aty qarkullonte i tërë qyteti dhe të gjitha fshatrat, aty shitej aty blihej; por aty edhe vritej. Pse? Pse vrasësi e kryente krimin mu ditën e tregut? Pse vrasësi nuk e bënte atë krim një ditë para, ose një ditë pas? Sepse i duhej publicitetit. I gjithë qyteti i caktuar,fshatrat përreth qytetit të caktuar,flitnin, bisedonin dhe fajësonin apo shfajësonin. Duhej bërë e madhe. Po sot? Këtë rol të publicitetit po e kryejnë mediet; ”pa pare,  pa pullë”, domethënë  vrasësi dhe viktima e tij po ”popullarizohen” falë medieve: Një 25-vjeçar vritet në Isniq. J. ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me kallashnikov, nga një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18, në Isniq të Deçanit. I dyshuari është arrestuar në fshatin Raushiq, pak minuta pas vrasjes. (Nga shtypi).

E vërtetë që duke  e mbajtur gojën mbyllur nuk e shërojmë dhëmballën e prishur, por edhe sikur të mbajmë vazhdimisht gojën hapur,dhëmballën nuk e shëndoshim,  por edhe e qelbosim rrethin me erën e keqe të dhëmballës së prishur. Por duhet ndihma e mjekut. Por duhet shëruar dhëmballa.

Askush nuk kërkon që t`ia vemi zjarrin turrës së druve e t`i djegim gazetat dhe gazetarët, që shkruajnë për lajme të këqija,  por kërkojmë që etika të mbizotërojë lajmin. “Përderisa media shqiptare do udhëhiqet nga parimi që lajmi i keq përbën lajm dhe lajmi i mirë jo, ajo do jetë një gjenerator i gjithçkaje të keqe të shoqërisë.” (Agron. Bala). E vërtetë, gjenerimi apo ringjallja e së keqes  bëhet mu ditën e pazarit, në këto pazare tona të pakontrolluara  e të përditshme.

Më kujtohet viti ‘97, viti më i shëmtuar i historisë sonë, më kujtohen lajmet, më kujtohet dhuna; por më së shumti më kujtohet dhe kurrë nuk e harroj lajmin se “si e kreu filani krimin edhe një herë, se nuk ishte dje në EuroNews dhe gjithsesi dëshironte që lajmet e botës të hapeshin me “veprën” e tij. Ose lartë madhëria e lajmit  “ngritja e tre gishtave serbë” vetëm për t’u parë në TV, jo pse e dinte se çka janë ata tre gishta të ngritur.

“Ka dhe diçka tjetër: trumbetimi, nxirja, zmadhimi, spekulimi në shumë raste me lajmet e zeza, është gjithashtu po aq i zi sa vetë lajmi. Nga ana tjetër, shndërrimi i medieve në helmdhënëse dhe vrer vjellëse është shpesh prezent dhe shpesh qëllimi i saj është për të dëshpëruar dhe depresuar lexuesit që besojnë me ndershmëri. Shqipëria ka plot e përplot lajme të mira’’. (A. Zeneli).

“Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në unazën e autostradës në Lushnje. Mësohet se viktima, ende e paidentifikuar është gjetur pranë një subjekti privat, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkak i vdekjes të ketë qenë një aksident rrugor. Trupi i pajetë është konstatuar nga punonjësit e subjektit ku u gjet viktima të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Hetimet sakaq janë shtrirë në dy pista, atë të një aksidenti rrugor, ku drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ose ai i vrasjes”.

Duke i përcjellur lajmet, më krijohet përshtypja që jemi popull “drakullë” dhe që na intereson vetëm gjaku dhe vrasja dhe nuk kemi aftësi më të mëdha për të bluar në kokën tonë ndonjë lajm të gëzuar.

“Rreth 1600 persona do të punësohen në sektorin e pylltarisë, të cilët për një muaj do të angazhohen në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, në damkimin e masës drusore që është dëmtuar dhe në aktivitete të tjera silvikulturore në pyje”. (Nga shtypi).

Merret gjë “Le Monde”-i i Parisit me vrasjen x në fshatin y.?  A  shkruan “Neue Zuercher Zeitung” për ndonjë të tillë? Po,“Die Presse” e Vjenës si e ruan lexueshmërinë e saj të madhe?

Të shkojmë më tutje me analizën e kësaj teme, një qasje ndryshe, një zbërthim ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim. Gjakmarrja, kësaj here mbetet jashtë këtij zbërthimi, sepse gjakmarrja është një fenomen i popujve të tërë botës, e ne më së shumti përflitemi për këtë.

Vrasja si vrasje: Vrasje, vrasje në familje,vrasje në rrugë, vrasje në polici, vrasje nga xhelozia,vrasje nga borxhi, vrasje nga smira; një mijë lloje vrasjesh.

Po të krahasosh kohët e shkuara me këto të sotmet, në aspektin e vrasjeve, na del që vrasja është bërë modë, vrasja është domosdoshmëri; me vrasje rritet imixhi i familjes, me vrasje del në faqe të parë të gazetave, në lajmet kryesore të ekraneve televizive etj., etj.

Shkaqet? Nga më të ndryshmet. A është vrasja në numër kaq të madh, pasojë e ndonjë çregullimi shoqëror apo na është trashëgimi? “Krim në familje, burri vret gruan me thikë. (06.10.2012 |20:40). Vetëm disa çaste më parë, një burrë ka vrarë gruan e tij me thikë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, rreth orës 20:30 min…”. Lajm i zakonshëm, i përditshëm, me një vend të mirë në gazetë, në shikimin e të gjithëve.

Vrasja, pasojë apo trashëgimi? Media, që duhej të rreshtohej kah edukimi, kah e mira, kah presioni ndaj drejtësisë apo krimit, kthehet në megafon të përhapjes së mungesës së shpresës, së krijimit të një modeli përsëritës, të një ekstrastresi në zemrat e njerëzve. Kronika e zezë i pllakos zemrat e njerëzve qysh sa çelin sytë. Kurioziteti i tyre kthehet në makabër, kur nevoja për të marrë vesh gjëmën e radhës i zë vendin një analize të thellë të shkaqeve, përgjegjësive dhe zgjidhjeve, që po media e ka pasur shansin t’i ofrojë, po nuk i ka ofruar. (E. Kristo). Parim i keq, shëmton etikën, krijon përshtypje të mbrapsht se kinse shqiptarët janë sy e vesh vetëm për lajme të këqia, ato janë risi, dëmton imazhin, dëmton perspektivën kombëtare, mund të ndihmojë vetëm mediumin lansues përmes leximit-dëgjimit-shikueshmërisë! Lajmi është lajm, bile lajmi i mirë po u lansua drejt, do të ketë jehonën e vet të madhe! (M. Thaqi).

Lajmet në TV italiane për shembull, përveç kronikës së zezë, që e le nga mesi i emisionit, në kundërshtim me TV-të tona që e nxjerrin në ballë të lajmeve kronikën e zezë, japin edhe lajme që të krijojnë mundësinë e kureshtjes psh, kur zbulohet ndonjë planet i ri nga NASA e kanë ndër lajmet kryesore, apo kur e kanë ndonjë festë si popull, ndërsa ne gjithmonë synojmë të tregojmë më të keqen dhe i harrojmë që lajmi mund të jetë dhe diçka që na gëzon dhe  jo vetëm ato që na hidhërojnë. (E. Mema). Shembull mund të jap edhe kur dolëm kampion Evrope, në peshëngritje, asnjë televizion nuk e pati ndër kronikat e para këtë lajm, por e kishin futur nga mesi apo edhe me keq në lajmet e fundit sportive, ndërsa, sapo u akuzuam për përdorim dopingu, menjëherë e nxorën në faqe të parë gazetat dhe televizionet si lajm. Pra? Kjo ka lidhje me nivelin kultural të një populli, apo të një programimi të vetëdijes dhe uljes së nivelit të saj.

Sikur të ndaloheshin botimet e lajmeve të krimit, e garantuar që kriminaliteti kishte për të pësuar rënie të madhe. Gjeneratorët e krimit janë edhe  mediet. Këtë e them me përgjegjësi.

Vrasja,pasojë apo trashëgimi? Media, që duhej të rreshtohej kah edukimi, kah e mira, kah presioni ndaj drejtësisë apo krimit, kthehet në megafon të përhapjes së mungesës së shpresës, së krijimit të një modeli përsëritës, të një ekstrastresi në zemrat e njerëzve.

Etiketa: Die PresseFahri XharragjakmarrjeLe MondeNeue Zuercher ZeitungRaushiqVrasja dhe medietvrasjexhafzotaj

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Çështja “Tahiri”, Rama shtyn komunikimin e së dielës

Çështja “Tahiri”, Rama shtyn komunikimin e së dielës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com