Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish për votën e Shqipërisë në OKB në lidhje me statusin e Jerusalemit.
Me anë të një postimi në facebook, Vasili akuzon hapur kryeministrin Edi Rama se ka marrë para për të votuar pro rezolutës që dënon vendimin e SHBA-ve dhe presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.
“Kryeministri i vockël i Shqipërisë i hedh vickla Amerikës. Gajasje e madhe vërtet! Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes. Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët”, shkruan Vasili.