Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ-ja ka si detyrim për të garantuar votimin vetëm për 854 shqiptarë që kanë deklaruar vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Real Story”, në “News24”, ai tha koha është e cunguar që kjo gjë të arrihet në zgjedhjet e 25 prillit.