“Vorioepiriotët” kërkojnë luftë me Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vorioepiriotët” kërkojnë luftë me Shqipërinë

23:18 | 28/03/2017
në Shqiperi
0

Theodhoros Kamarinos: Greqia ka vepruar në kundërshtim me interesat e saj në disa aspekte: Ka ndihmuar financiarisht një vend armik, duke e argumentuar se ndihmat jepeshin për minoritetin grek atje.  Ka ndihmuar një shtet armik që të integrohet në organizmat ndërkombëtarë.

Nga Arben Llalla

Shoqatat greke në bashkëpunim me shoqatat e minoritarëve ekstremistë vazhdojnë të bëjnë aktivitete në propagandimin për aneksimin e Jugut të Shqipërisë me parrullën Autonia e Vorio Epiorit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Më 12.03.2017, Organizatat nacionaliste “Lidhja Patriotike” dhe “Shoqata Vorioepirote – Pirros”, në praninë e rreth 100 personave, kanë organizuar, në ambientet e hotel “Imperial” në Larisa, një aktivitet përkujtimor me rastin e 103-vjetorit të “autonomisë së Vorio Epirit”.

Folës kryesorë kanë qenë elementët ekstremistë të njohur si Theodhoros Kamarinos, diplomat ish-konsulli grek në Korçë; Asterios Hamo, kryetar i “Lidhjes Patriotike”; Mondi Kolila dhe Lefter Prifti, drejtues të “Shoqatës Kombëtare Vorio Epiri 1914”, e të tjerë.

Nuk kanë munguar deklarimet e ekstremistëve, të Theodhoros Kamarinos dhe Lefter Priftit, të cilët vazhdojnë të hedhin baltë mbi Shqipërinë në emër të ëndrrës së tyre për Vorio Epirin. Madje, nuk ngurrojnë të kritikojnë dhe politikat e Greqisë për normalizim të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ish-konsulli grek në Korçë, Theodhoros Kamarinos në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Pas Luftës së Dytë Botërore, vorioepirotët ishin vendosur në shënjestër nga Sigurimi i Shtetit dhe ishin persekutuar. Por, edhe gjatë periudhës pas rënies së komunizmit, vorioepirotët janë përndjekur dhe vazhdojnë të përndiqen nga segmente të shtetit shqiptar, veçanërisht nga shërbimet sekrete.

Gjatë këtyre viteve Greqia nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar vorioepirotët. Me politikat e saj ajo ka treguar një qëndrim antigrek, madje më antigrek se vetë Shqipëria, e cila ka ndërmarrë disa reforma për grekët.

Greqia është zyrtarisht në gjendje lufte me Shqipërinë, pasi Ligji i Luftës, nuk është shfuqizuar asnjëherë dhe është në fuqi akoma edhe sot. Në vitin 1985 ka një vendim të MPJ të Greqisë,për abrogimin e Ligjit të Luftës, por ky vendim prej 30 vitesh nuk është votuar asnjëherë në Parlamentin e Greqisë, pra nuk ka asnjë vlerë.

Çështja e shpalljes së luftës apo marrëveshjet e paqes parashikohen në Kushtetutën e Greqisë dhe aty shkruhet qartë se asnjë marrëveshje apo vendim nuk ka vlerë, nëse nuk votohet nga Parlamenti i Greqisë. Greqia ka vepruar në kundërshtim me interesat e saj në disa aspekte:

Ka ndihmuar financiarisht një vend armik, duke e argumentuar se ndihmat jepeshin për minoritetin grek atje.

Ka ndihmuar një shtet armik që të integrohet në organizmat ndërkombëtarë.

Ka lejuar pranimin e Shqipërisë në NATO, duke u futur në aleancë me një shtet, me të cilin është në luftë. Greqia ka çështje shumë problematike me Turqinë, është aleate në NATO, por nuk ka ligj lufte me të.

Vazhdon të mbështesë politikisht një vend, i cili i kundërvihet minoritetit grek dhe vetë popullit grek. Këto problematika të rënda me Shqipërinë mund të zgjidhen, vetëm nëse Greqia do të qeveriset nga qeveri patriotike.

Homogjenët grekë në Shqipëri kanë një problem të madh me vetë shtetin grek, i cili nuk i njeh në tërësinë e tyre. Këtu hyjnë grekët vllahë të Korçës, por në vend që shteti grek t’i ndihmojë me hapjen e shkollave, atje mbyllen shkolla greke dhe si rrjedhim Greqia vetë po humb një popullsi me mbi 10.000 banorë, që është me origjinë greke.

Shqipëria me programin e saj të rehabilitimit të territorit, kërkon të shkelë të drejtat e pronës së vorioepirotëve, veçanërisht, në Himarë dhe më pas, zhdukjen tërësore të elementit grek nga Vorioepiri.”

Ndërsa Lefter Priftit i cili është me origjinë nga Korça deklaroi: “Mund të ndalohen të gjitha grabitjet e pronave dhe padrejtësitë e tjera me një veprim, bashkimin e Vorio Epirit me Greqinë. Ka vorioepirotë, që janë të gatshëm të realizojnë këtë ide, ka platforma politike patriotike që na mbështesin dhe diplomatë si Theodoros Kamarinos, që janë të gatshëm të sakrifikojnë për Vorioepirin.”

Etiketa: arben llallaAsterios HamoLarisaLefter PriftiLidhja PatriotikeMondi KolilaTheodhoros Kamarinosvorioepiriotët

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Sarandë/ Makina del nga rruga, humb jetën 50 vjeçari

Sarandë/ Makina del nga rruga, humb jetën 50 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com