Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi nuk miraton lejen për Partinë Socialiste për të zhvilluar takimet elektorale.
Përmes një shkrese dërguar partisë Socialiste si edhe policisë në Shkodër, Ademi shkruan se Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.
Në shkresën drejtuar policisë së qarkut Shkodër, Voltana Ademi shkruan se çdo aktivitet politike ektoral në sheshet publike të Shkodres, konsiderohet i paligjshem dhe për rrjedhoje Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik.