Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi përgënjeshtron lajmin e djegies së shkollës “Shejnaze Juka”.
Në një lidhje direkte në emisionin “Open”, zonja Ademi tha se nuk është djegur shkolla, siç është raportuar nga disa media.
“Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve- tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës. Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen”, deklaroi ajo.