Është ekstraduar drejt Spanjës, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani. Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për një sërë grabitjesh, një prej tyre dhe banesa e futbollistit të njohur Karim Benzema.
Prodani, u kap nga policia më 7 Maj 2022 pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje banesash në Spanjë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informon Policia e Lezhës.
Nga ana tjetër, policia spanjolle njofton se: “Bashkëpunimi mes NCB-ve të INTERPOL-it të Madridit dhe Tiranës ka lejuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipëri. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur”.