Kapet autori i vjedhjes së një automjeti tip ‘BMW’ në kryeqytet. Policia e Tiranës bënë me dije se ka ardhur një telefonat në numrin e emergjencave, se në zonën e njohur si Poligrafiku, ishte vjedhur një makinë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin e shtetasit Niko Zaimi, 31 vjeç.
Materialet procedurale ndaj këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja”.