VOA: Shkenca nxjerr mësime të reja për COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Shkenca nxjerr mësime të reja për COVID-19

16:20 | 05/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Rreth një milion njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 në shkallë globale. Kjo humbje tragjike ka krijuar edhe një mundësi të rëndësishme për mjekët e shkencëtarët. Viktimat u ofrojnë mjekëve mundësinë për të kuptuar sëmundjen dhe trajtimet kundër saj, duke krijuar një shans unik në këtë peridhë krize globale:

Shtimi i ritmit të infektimeve në shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën ndërkohë që afron stina e ftohtë në hemisferën e veriut pritet të sjellë edhe shtim të viktimave.

Por, sipas statistikave, ritmet e vdekshmërisë po bien dhe njerëzit që infektohen tani kanë shanse më të mira të mbijetojnë krahasuar me muajt e parë të pandemisë.

Provat klinike kanë treguar se disa ilaçe japin efekt në mjekimin e COVID-19 dhe mjekët po mësojnë përditë e më shumë për praktikat më të mira të kujdesit për të sëmurët.

Për shembull, mjekët e dinë tani se pacientët duhen të qëndronte shrirë barkas për të lehtësuar frymarrjen. Një tjetër ndryshim i madh, që nga fillimi i pandemisë, ka qenë përdorimi i steroideve.

Martin Landray është profesor në Departamentin e Shëndetësisë në Universitetin e Oksforit. Ai thotë se fillimisht ekspertët ishin kundër mjekimit me steroide:

“Tani e dimë se tek pacientët në aspiratorë mund të ulet vdekshmëria deri në 33% me një mjekim të thjeshtë, me kosto të ulët. Dimë gjithashtu se ilaçi antiviral remdisivir redukton kohën e qëndrimit në spital, megjithëse ende nuk është vërtetuar nëse rrit shanset për të mbijetuar”.

Në Angli studiuesit kanë raportuar rënie të vdekshërisë që nga piku i epidemisë në prill. Një nga arsyet, thonë ata, është ndryshimi i grupit të popullatës që po preket nga sëmundja. Tani numri më i madh i infeksioneve të reja shfaqet në të rinj, të cilët kanë ritme më të ulëta vdekshmërie se pacientët e moshuar.

Mjekët gjatë muajve kanë arritur të bëjnë teste në shkallë të gjerë për të mësuar ndikimin e ilaçeve ekzistuese kundër COVID-it.

“Dimë se hidroksiklorokuina, megjithë bujën e madhe dhe entuziazmin, nuk jep rezultat për përmirësimin e pacientëve në spitale. Dimë që mjekime të tjera si lopinovir që përdoret tek pacientët me HIV, nuk funksionon tek pacientët me COVID,” thotë profesor Landray.

Shkenca ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për plazmën konvaleshente të marrë nga ish-pacientë me COVID, të cilët kanë antitrupa kundër sëmundjes.

“Plazma konvaleshente është përdorur tek më shumë se 100,000 pacientë në SHBA, por jo si pjesë e një studimi të randomizuar, pra rezultati nuk ka si të krahasohet statistikisht. Pra nëse pacientët kanë shfaqur përmirësim, është e pamundur të vërtetohet nëse kjo u arrit falë plazmës konvaleshente, apo do të kishte ndodhur edhe pa të,” thotë prof. Landray.

Shpresa përfundimtare do të jetë zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit. Por ky është proces i komplikuar dhe kërkon kohë. Deri në atë moment, thotë Dr. Jesse Goodman, profesor në Universitetin Georgetown, çdo gjë e re që shkenca mëson për këtë virus është një fitore e rëndësishme:

“COVID-i do të vazhdojë të jetë sfidë për ne. Pozitivja është se tani kemi identifikuar mënyra për ta zbutur ndikimin. Dimë se maskat ulin rrezikun e infektimit si për personin që vë maskë, ashtu edhe për të tjerët. Duhet të vazhdojmë të përhapim në mënyrë konsistente mesazhe për shëndetin publik,” thotë Dr. Goodman.

Ekspertët këshillojnë se zyrtarët dhe publiku duhet të fillojnë ta trajtojnë koronavirusin jo si pandemi, por si një sfidë e pranishme ndaj shëndetit, me të cilën popullata duhet të mësojë të përballet në mënyrë të vazhdueshme duke ndjekur praktikat që këshillojnë mjekët.

/VOA/

Etiketa: COVID-19Dr. Jesse GoodmanMartin Landraymësime të rejashkencaVOA

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

Rama, ish basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com