Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorë pasditen e sotme.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, dyshohet për një person të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “29 Nëntori”.
Informacion paraprak
Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.
Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.