Një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me fqinjin e tij në Vlorë.
Bëhet fjalë se shkaqet e ngjarjes kanë qënë pas një konflikti për motive pronësie, ku fqinjët i ndante një gardh.
Ngjarja është shënuar rreth orës 20:30 të mbrëmjes ku Mystehak Selimaj, 54 vjeç, goditi me thikë 57-vjeçarin Ilir Kadare, i cili humbi jetën në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.