Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 1 ton lëndë narkotike, në Karaburun të Vlorës.
Operacioni policor për kapjen e lëndës narkotike ka filluar ditën e djeshme dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe kohës me reshje është finalizuar sot.
Bëhet me dije se sasia e drogës së sekuestruar është rreth 1.5 ton lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Droga ishte paketuar në 96 pako ndërsa ishte e destinuar për t’u trafikuar nëpërmjet detit.
Gjithashtu po vazhdon kontrolli i territorit në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar për kapjen e autorëve të trafikimit të lëndës narkotike.