Një sasi e madhe prej 210 kilogramë kanabis është sekuestruar në Vlorë.
21 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, janë sekuestruar nga policia.
Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë.
Policia njofton se gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike kanabis sativa.