Një i moshuar në qytetin e Vlorës është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e 4-të, duke tentuar ti japë fund jetës.
Sipas policisë “I moshuari S.SH 64 vjeç është hedhur nga ballkoni i banesës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal.
Në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët njoftuan menjëherë Policinë.
Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të depresionit, pasi sipas familjarëve kishte rreth 5 vite që kurohej nga kjo sëmundje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.