Një makinë ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm teksa po qarkullonte në autostradën “100 Vjetori” në afërsi të fshatit Panaja në Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit ka qenë personi me inicialet Sh.S., i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, pasi makina ka pasur vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.