Policia e Vlorës ka arrestuar një ish-punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për mashtrim.
Është vënë në pranga dhe dënuar me 3 vite burg shtetasi Agim Shehu, 46 vjeç, banues në Cerkovinë të Vlorës.
Blutë kanë sqaruar se 46 vjeçari ka përfituar një sasi parash nga disa persona duke u premtuar se do paguanin energjinë elektrike aforfe (pa kamatë vonese).