Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Risli të Vlorës. Një automjet tip Toyota është përplasur me murin rrethues të një banese.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit D. H. dhe pasagjeri M. H të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.