Policia e Vlorës ka sekuestruar 206 kilogramë kanabis sativa, e cila ishte lënë e braktisur rreth 20 metra larg bregut të detit, në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit.
Sipas policisë lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve e kësaj vepre penale.
