Një 17 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi rreth orës 23:50 minuta të mbrëmjen së djeshme në Vlorë.
Automjeti tip BMV X6 me të cilin po udhëtonnin, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Uji i Ftohtë-Skelë, duke përfunduar në një kanal.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen 17 vjeçari Kristi Panajoti i cili ishte pasagjer në automjet, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi Petro Bejo.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.