Vlonjati sfidon të ftohtin, lahet në det në temperaturat -6 gradë celsius (Video)

0
98

Kjo e martë është regjistruar nga sinoptikanët si dita më e ftohet më 10 vitet e fundit, pasi temperaturat shënojnë -6 gradë edhe në vendet bregdetare. Shumë prej nesh e kanë të pa mundur të dalin jashtë nga acari që ka pushtuar vendin, por ka edhe nga ata që nuk e kanë problem fare, madje pëlqejnë të bëjnë plazh në këtë stinë.

Një rast i tillë është  Arben Abazaj, një 49 vjeçar nga Vlora, i cili  ka sfiduar sot temperaturat e ulta disa gradë nën 0. Ai është larë në det paraditen e kësaj të marte dhe ka thënë se këtë ritual e bën prej 30 vitesh, si një sfidë ndaj vetes. “Deti ishte vërtet i ftohtë. Është adrenalinë dhe i bën jashtëzakonisht mirë trupit nëse do të dish të futesh dhe të dalësh, të dish kohën që përballon organizimi yt në të. Kam mbi 30 vite që lahem në dimër, e kam sfidë ndaj vetes”, ka thënë vlonjati.

Ai duket se ka dalë të bëjë plazh që në orët e para të kësaj ditë, pasi  në orën 8 të mëngjesit ka publikuar një foto nga deti, ku shkruan “Çdo dite është një dite e bukur për t’u jetuar. Sot është dita për not”.

Sakaq  kujtojmë se të njëjtën gjë ka bërë pak ditë më parë edhe një çift në Theth, të cilët po laheshin në ujëvarë në mes të ftohtit.