Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi Presidentit Meta Strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.
Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohen me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimit Evropian.
http://www.balkanweb.com/site/vlahutin-i-dorezon-metes-strategjine-e-re-te-komisionit-evropian/