Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një vizitë urgjente në Kadastrën e Vlorës, e cila vetëm në muajin e fundit ka ndërruar 3 herë drejtuesin e saj.
Mësohet se Braçe ka nisur takimin brenda ambienteve të Katastrës në orën 08:00 të mëngjesit, dhe ka në fokus kryesor çështjen e nxehtë të pronave në Jalë.
Nga ana tjetër Braçe ka marrë pjesë në aktivitetet në ceremoninë e 75-vjetorit të Clirimit të Vlorës. I pyetur nga gazetarët për kadastrën e Vlorës, nëse atij i rezulton të shkelje dhe a do të merren masa për drejtuesit.
“Të mos i gatërrojmë gjërat. Për Kadastrën të flaim njëherë tjetër. Kemi ardhur për këta të tjerët sot, hë të keqen,” është shprehur zëvendëskryeministri.