Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Izrael, është takuar sot dhe me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë atje prej dekadash.
Meta shkruan se takimi ka qenë i ngrohtë, ndërsa i ka falenderuar për kontributin e tyre për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve.
“Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael. I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë”, shkruan Meta, ndërsa shpërnda dhe foton.