Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas shkrimit të gazetës holandezë “De Telegraf” për vizat.
Sipas të përditshmes holandeze, ambasadorja shqiptare në Holandë mohoi ekzistencën e raportit nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Vasili përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, e cilëson si një “dezinformin me një standard Koreano-Verior informimi”, deklaratën e ambasadores shqiptare.
Status i plotë i Vasilit
Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit.
Gazeta holandeze ‘De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze.
Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës.
Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton…Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (…) e tij i ka fjollë.