Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vittorio Sgarbi reagon pasi rrezikoi të mbytej në Palasë: Ishte një pagëzim shqiptar (film)

Nga 27.al 0

Pas publikimit të videos ku Vittorio Sgarbi u duk se rrezikoi të mbytej mes dallgëve të larta të detit në Palasë, ka reaguar vetë publicisti i njohur italian.

Në një video të publikuar nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, Sgarbi tha se ishte mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

Publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.

“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar”-, u shpreh ai. Sgarbi po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë. Video, ku kritiku i njohur i artit rrezikoi të mbytej u publikua në kanalin e tij të Youtube.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej