Vitore dhe Skënder Sallaku/ Dashuri në kohërat e cirkut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vitore dhe Skënder Sallaku/ Dashuri në kohërat e cirkut

14:40 | 24/04/2017
në Shqiperi
0

Tani që Skënderi s’është më e kujtoj gjithë ditës. E kam gjithë shpinë me foto të Skënderit. T’ju kallxoj nji rast. Isha duke nejt në shpi dhe dëgjoj që hapet dera, dal ishte hap. “Mirë se erdhe Skënder Sallaku!”, i thashë. M’u duk sikur erdhi, po dera u hap.

Dikur ishin personazhet e së shtunës, personazhet e së dielës, personazhet e gjithë javës. Tani nuk janë më, por sigurisht nuk harrohen për gjurmët që lanë, kur ishin personazhe të këtillë.

Bëhet fjalë për dy artistë shumë të njohur ndër vite, Skënder dhe Vitore Sallaku. Marrëdhënia e tyre filloi në cirk, ndërsa qëndruan bashkë gjithmonë dhe nuk u ndanë nga njëri-tjetri për asnjë çast.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Bashkëshortja e të ndjerit Sallaku vjen në një rrëfim të veçantë për vitet e dashurisë me bashkëshortin e saj. Në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në RTSH. Vitorja tregon e emocionuar fragmente nga jeta e saj me Skënderin, duke nisur nga propozimi në moshën 18 vjeçare e deri në ditën e vdekjes.

Rrëfimi i Vitores:

Për Skënderin dhe publikun mendoj që kam bërë mrekullina. Në shumë pjesë jam bërë unë shkaktare dhe kur dilja në skenë i thojsha Skënderit “Skënder dil te dera!”…

…Ishim në pushin në sheshin e Estradës, ku ka qenë një kopësht shumë i bukur, ku ne herë pas here pushojshim. Kur u kthyem nga Kina, Skënderi një ditë bërtet në mes të oborrit: Vitore Rrasha! Vitore Rrasha do martohesh me mu? (Gjithë kolektivi aty). Po i thashë unë.

Në fund të rrugës, tani Piazza, ka qenë një qendër celebrimi. Për dore mu Skënderi, Myftari dhe Lini (kolegë) ishin dëshmitarë dhe drejt e atje. Pa mendu fare, bëmë celebrimin. Nisi si një shaka, dhe mosha shumë e re 18 vjeç, por u bë fakt i kry.

Kur shkojshim nëpër hotele për me fjet, shifshin ato te pasaporta Skënder Sallaku burri. Unë në shpi, pasaportën me çels. Si përfundim qe fillimi dhe fundi i jetës, me Skënder Sallakun.

Nji ditë të bukur (pas nji viti) Skënderit ju mbush mendja, nji t’marrë për dore, nji t’m’çu me gjithë valixhe në shpi t’vet, edhe u thotë: kjo është nusja ime.

Si e blemë shpinë? Ishim në shfaqje dhe vjen Mehmet Shehi. Gati për t’i ra t’fikët t’u qesh, e pyt ç’është ky djalë se po m’bi t’fikët? Skënder Sallaku që martohet nesër edhe s’ka as shpi. Të nesërmen na erdhën mbrapa me çelsin e shpisë te Rruga e Durrësit, afër me Estradën. Aty e fillum dhe aty e mbaroi Skënderi.

Ne kemi ndejt’ dhe dal’ gjithë kohën bashkë, se Estrada ishte me një vend me Cirkun. Dhe kishte nji gjë, kë të takonte e merrte për krahu e i thoshte hajde se kam Vitoren në shpi unë.

Nuk ishte dashuri me shikim të parë. Skënderin e kisha koleg. S’më shkonte në mendje që do e kisha partner.

Skënderi kishte një memorie të jashtëzakonshme. Vetë nuk shkrunte, lexonte shumë, ndoshta ajo e ka ndihmu shumë të bëntë aq shumë karaktere. Ai ka qenë një shok i fmivet. Kishte një gjë; në rastet, kur kishte futboll (tifoz i Tironës) i harrote kalamajt e vet. I majte të dy me kostumet e Tiranës, i vinte majë të tavolinës e fitonte Tirona.

Tani që Skënderi s’është më e kujtoj gjithë ditës. E kam gjithë shpinë me foto të Skënderit. T’ju kallxoj nji rast. Isha duke nejt në shpi dhe dëgjoj që hapet dera, dal ishte hap. “Mirë se erdhe Skënder Sallaku!”, i thashë. M’u duk sikur erdhi, po dera u hap.

https://www.youtube.com/watch?v=sKY61TP5YE4

https://www.youtube.com/watch?v=esy4yVzxdiQ

Etiketa: artistecirkskender sallakuvitore sallaku

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ramush Haradinaj merr shtetësinë shqiptare

Ramush Haradinaj merr shtetësinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com