Ai është shprehur se ende nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi në universitete, ndërsa ka shtuar, se në Universitetin e Tiranës janë vaksinuar mbi 75 % e pedagogëve.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, u shpreh rektori Hoxha.