Një shqiptar është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij në Australi. Sipas policisë synimi ishte grabitja e drogës pasi gjatë kërkimit në shtëpi gjetën një fermë droge.
Mediat australiane shkruajnë se shqiptari u sulmua për vdekje në shtëpinë e tij Carousel Street në Para Vista, në veri-lindje të Adelaide.
Besohet se vrasësi vodhi një sasi të madhe të drogës përpara se të ikte dhe më vonë e braktisi atë në rrugë. Fqinjët thonë se kurrë nuk dyshuan për ndonjë gjë.
“Ne nuk kuptuam se kishte ndonjë vizitor, nuk pati zhurmë. Është shumë e çuditshme”, tha fqinji Riçard Scurrell.
Një tjetër fqinj, Peter Wilson shtoi: “Perdet janë të mbyllurat, dritat mbulohen gjithmonë. Asgjë nuk duket se ndodhte atje”.