Viktima të krimit, gjenden kufomat e policëve në Ekuador

0
58

Hetimet e fundit po nxjerrin në pah sekretet e errëta të botës së krimit në Ekuador. Së fundmi raportohet se grupet e krimit në Meksikë dhe Kolumbi po fitojnë territor mbi grupet kriminale Meksikane në Amerikën Latine, ndërsa të zhdukurit në radhët e oficerëve të policisë i faturohen bandave të drogës.

Në një javë të vetme, janë vrarë tre oficerë dhe janë plagosur dy të tjera. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guayas e për këtë, autoritetet akuzojnë edhe bandën shqiptare, që së fundmi po operon në zonë. Një oficer i pa jetë është gjetur më 5 maj dhe kishte dukshëm shenja torture në trup, ndërsa më 30 prill, një tjetër polic është qëlluar për vdekje në autostradë. Ai u vra nga dy vrasës që po e ndiqnin me motor. Sipas raporteve, 5 oficerë janë vrarë në 2020, 13 në 2021 dhe 7 policë deri në fillim të majit 2022.

Një gazetar mjaft i njohur në Ekuador, i quajtur Arturo Torres, ka thënë për një gazetë vendase se vrasjet mund të kenë lidhje me përfshirjen e policëve në trafikun e drogës.

“Disa oficerë rekrutohen në këtë grupe dhe teksa tentojnë të largohen, kthehen në armiq të anëtarëve të bandave. Në vend operojnë grupe vendase, meksikane dhe shqiptare që kanë nxitur dhunë të madhe”, tha gazetari.