Policia vijon aksionin për arrestimin e Artan dhe Florian Habilajt, Sabaudin Çelajt që janë në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe italiane për trafik droge.
Blutë kanë vijuar aksionin në fshatrat e Vlorës për disa ditësh, pasi dyshohet se aty fshihen Habilajt dhe pjesëtarë të tjerë të bandës. Pak ditë më parë u arrestua Armando Koçerri dhe Nezar Seiti, miq të Moisi Habilajt, që është koka e grupit, i arrestuar në Itali.
Nezar Seiti sot do të dalë para gjykatës, ndërsa do të vendoset nëse do të ekstradohet në Itali pas kërkesës së palës fqinje, e cila ka sjellë mijëra dosje me përgjime që e implikojnë atë dhe shumë persona të tjerë për trafik droge.