Vidhnin para dhe sende me vlerë në banesa, shkon në 10 numri i shqiptarëve të arrestuar në Belgjikë

Duhet të lëçisni

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Vijon operacioni ndërkombëtar policor “Picaso” ndërsa numri i të arrestuarve në Belgjikë ka shkuar në 10.

Nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera.

Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe proceduar, për vjedhje në Belgjikë.

Kapet dhe arrestohet nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin ndaj Pronës në D.V.P Tiranë dhe Task Forcën “Antiskifter” një tjetër i kërkuar në kuadër të operacionit “PICASO”.

Në vijim të operacionit të përbashkët ndërkombëtar policor “PICASO”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– K. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 69, datë 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në...