Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 27-vjeçar. Sipas “bluve” të kryeqytetit është prangosur L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Policia njofton se këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru. Nga hetimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera.