Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Video-skandali në Austri/ Ministrat e ekstremit të djathtë japin dorëheqje masive

Nga Ejona 0

Ministrat e ekstremit të djathtë në Austri kanë dhënë dorëheqje masive dhe të  menjëhershme, pas publikimit të video skandalit ku protagonist ishte deputeti  Heinz-Christian Strache.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se të gjithë ministrat nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, anëtari më i vogël i qeverisë së koalicionit austriak, kanë dhënë dorëheqjen. Partia e Lirisë së Austrisë tha se do të tërheqë ministrat nga qeveria.

Qeveria austriake u trondit nga një video-skandal, ku deputeti Strache përfitonte donacione ruse. Kurz tha se i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme, pas skandalit, ku nënkryetari dhe kryetari i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPO), dha dorëheqjen dhe zhyti Austrinë në krizë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej