Kristjan Asllani ka asistuar dhe shënuar sot për Beshiktashin, ndërsa po luan në transfertën e Gaziantep. Mesfushori shqiptar fillimisht harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë. Më pas erdhi edhe goli nga penalltia në minutën e 22-të.
Ishte minuta e shtatë kur Asllani shkoi të harkonte. Ky episod solli edhe zhbllokimin e ndeshjes me të si protagonist.
Penalltia iu besua më pas siç është bërë edhe më parë. Kështu Asllani i dyfishoi shifrat në minutën e 22-të.
24-vjeçari është i huazuar nga Interi, ndërsa lajm i mirë për të ishte rikthimi si titullar. Takimi me Gaziantep ndërkohë kujtojmë që vlen për javën 32 të Superligës turke.
Asisti i Kristjan Asllanit: (VIDEO)
Goli i Kristjan Asllanit: (VIDEO)
gijotina.com/










