Ndërkohë që bombardimet ruse vazhdojnë, deputetët ukrainas janë mbledhur në fshehtësi ditën e sotme në Parlament, ndërkohë që vendi është pushtuar nga Rusia me urdhër të Vladimir Putinit në 24 shkurt.
Politikani Sasha Ustinova ka shpërndarë një video, teksa deputetët ukrainas shihen kënduar himnin kombëtar, ndërsa ishin mbledhur fshehurazi për të miratuar ligjet. Seanca zgjati vetëm 10 minuta, aq sa u mjaftoi deputetëve që të miratonin ligjin që u lejon qytetarëve ukrainas të armatoseshin dhe të përdornin armët kundër pushtuesit. Autoritetet ukrainase vazhdimisht janë shprehur se kanë strategji shumë më të mirë se Putin dhe ai nuk do të fitojë kurrë në tokën e tyre.
Ukrainian MPs signing national anthem of Ukraine ??
Despite Russian bombs attacking Kyiv, they had a session in the parliament today to vote for the essential laws.#StandWithUkraine pic.twitter.com/xmS2isdQ2y
— Sasha Ustinova (@SashaUstinovaUA) March 3, 2022