Portieri argjentinas Leandro Requena shënoi një prej golave më të jashtëzakonshëm në fitoren e skuadrës së tij Cobresal, 3-1 kundër Colo-Colo, në kategorinë e parë kiliane.
Teksa skuadra e tij po fitonte 2-0, në të 77’ Requena nisi lojën me një rivënie fundore, por pasi topi u përplas në tokë një herë, kaloi mbi kokën e portierit kundërshtar, i cili kishte dalë nga zona e tij, dhe përfundoi në rrjetë.
Sipas televizionit kilian TNT Sports, goli u shënua nga një distancë prej 101 metrash, që nëse ratifikohet nga Rekordet Botërore “Guinness”, do të ishte goli i shënuar nga më larg në historinë e futbollit.
The post VIDEO – Gol nga porta në portë, mund të futet në histori! appeared first on 27.