VIDEO e momentit të vrasjes së shqiptarit në Itali – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO e momentit të vrasjes së shqiptarit në Itali

18:15 | 10/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Është publikuar momenti i përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas autoriteve italiane, 23-vjeçari Mikea Zeka ekzekutoi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, si dhe plagosi vëllain e tij Endri Kasmi si dhe dy vëllezër të tjerë shqiptarë.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, njëri prej grupeve të shqiptarëve afrohen tek grupimi tjetër, i cili ndodhen në pjesën e jashtme të lokalit. Ata fillojnë përleshjen me njëri-tjetrin, ku dëgjohen dhe rreth 6 të shtëna me armë zjarri pistoletë.

Nga pamjet dallohet se në lokal ka patur një numër të madh qytetarësh, të cilët braktisin tavolinat e tyre të tmerruar në momentin kur dëgjohen të shtënat. Disa prej tyre futen edhe poshtë tavolinave për t’iu shpëtuar plumbave.

Read more

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Një prej plumbave kapi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, i cili njihej dhe me nofkën “Carletto” në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Të tjerët u plagosën në bark dhe në këmbë. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Autori 23-vjeçar Mikea Zeka u dorëzua vetë rreth dy orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje deri në orën 03:30 të mëngjesit dhe tashmë ndodhet i arrestuar për vrasje dhe tentativë të trefishtë vetëvrasjeje. Deri më tani nuk është gjetur arma e krimit.

Sipas të përditshmes italiane, falë dëshmisë së tij, autoritetet kanë arritur të zbardhin edhe një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur para orës 19:30 në lokal kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë. Nga dëshmia e tij, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit. Pra ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.

Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal. Por këtë version policia pritet që ta vërtetojë pas hetimeve të thelluara. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka nuk ka rekorde kriminale, por vetëm vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.

Në dëshminë e tij, Mikea Zeka ka deklaruar se me 27-vjeçarin shqiptar kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. Por,  ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

The post VIDEO e momentit të vrasjes së shqiptarit në Itali appeared first on 27.

Të Lidhura

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

nga 27
14:15 | 26/04/2026
0

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te...

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

nga 27
14:05 | 26/04/2026
0

Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e tij për...

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

nga 27
13:55 | 26/04/2026
0

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Gaza, duke shënuar hapin e parë konkret për vendosjen...

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

nga 27
13:41 | 26/04/2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në...

Para
Fjalimi me socialistët/ Çfarë harroi Rama në Shkodër –

Fjalimi me socialistët/ Çfarë harroi Rama në Shkodër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

14:05 | 26/04/2026
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

13:55 | 26/04/2026
Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

13:41 | 26/04/2026
Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

13:27 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –
  • Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –
  • Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –
  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –
  • Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com