Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri së bashku me nënkryetarin Denar Biba kanë zhvilluar një takim me delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri.
Delegacioni i OSBE/ODIHR kryesohej nga Audrey Glover ndërsa takimi mësohet se vjen në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR pritet që të premten të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Vizita e Misionit të OSBE/ODIHR ndërmerret në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.