Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapin.
KPK ka hetuar në të treja shtyllat, pasuria, pastërtia e figurës, dhe aftësitë profesionale, dhe ka rezultuar se Kllapi i kalon të tre këto kritere.
Sotir Kllapi në vitin 2009 ka qenë prokuror në Prokurorinë Tiranës, ndërsa më tej ka lëvizur në Prokurorinë e Fierit dhe më pas në atë të Durrësit. Ndërsa që prej vitit 2014 ai është prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Pogradec.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë rreth 9 milionë lekë. Rreth 92% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, 5% dhuratat e familjarëve në cash dhe 2.7% burojnë nga mësimdhënia.