Vetting-u/ Ja gjyqtarët e prokurorët që largohen të parët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting-u/ Ja gjyqtarët e prokurorët që largohen të parët

22:14 | 23/05/2017
në Shqiperi
0

Për t’u rikonfirmuar në sistemin e ri të drejtësisë, rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë duhet të plotësojnë tre kritere kryesore, pas një verifikimi të trefishtë, i cili do të mbikëqyret nga Perëndimi.

Me 123 vota pro partitë politike në Kuvendin e Shqipërisë i hapën dje rrugë zbatimit të ligjit të vetting-ut, nëntë muaj pas miratimit.

Vetting-u (ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ngritja e komisioneve parlamentare ad hoc, për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetting-ut, ka një rëndësi të shumëfishtë.

Së pari, zbatimi i ligjit të vetting-ut është përcaktues për finalizimin e drejtësisë së re në tërësi, sidomos për ngritjen dhe veprimin e institucioneve të reja anti-korrupsion si: Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, misioni kryesor i të cilave është hetimi dhe ndëshkimi i korrupsionit elitar në Shqipëri.

Së dyti, zbatimi i vetting-ut është një nga kushte kryesore për përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, konkretisht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Së treti, zbatimi dhe veprimi i ligjit të vetting-ut synon ndarjen e drejtësisë shqiptare nga korrupsioni, krimi, arbitrariteti dhe paaftësia, me anë të një kontrolli, i cili do të vëzhgohet në çdo hap nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Kush do largohet nga drejtësia?

Që të fitojnë të drejtën për të shërbyer në sistemin e ri të drejtësisë, rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë duhet të plotësojnë tre kritere kryesore, pas një verifikimi të trefishtë, i cili do të mbikëqyret nga Perëndimi. Me veprimin e ligjit të vetting-ut, parashikuar edhe në Kushtetutën e re, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët konsiderohen të shkarkuar. Ata do të rikonfirmohen në detyrë, vetëm nëse kalojnë testin e vetting-ut. Konkretisht, do të largohen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët pas kontrollit rezultojnë se kanë deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me ta. Ata do të largohen gjithashtu, nëse kanë mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, kanë kryer fshehje të pasurisë, kanë kryer deklarim të rremë dhe kur gjenden në situatën e konfliktit të interesit. Po ashtu, do të largohen nga sistemi, gjyqtarët dhe prokurorët që rezultojnë me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse kanë kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës. Nga sistemi do të largohen edhe ata që kanë bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, nuk do të shërbejnë më në sistemin e drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të rezultojnë të papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Për secilin nga përfundimet, do të ketë një verifikim të thelluar, ndërsa vendimmarrja për subjektin do të kalojë në disa nivele.

Përparësia e kontrollit

Njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë do t’i nënshtrohen të parët procesit të vetting-ut. Nisur nga hierarkia, vetting-u do të nisë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deden, për të vijuar më tej me anëtarët e kësaj gjykate: Vladimir Kriston, Vitore Tushaj, Altina Xhoxhajn, Fatmir Hoxhën, Gani Dizdarin, Besnik Imerajn dhe Fatos Lulon. Pjesë e listës me subjektet e para që do t’i nënshtrohen vetting-ut, do të jetë edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Kreu i organit të akuzës duhet të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor, në të kundërt mund të largohet nga detyra para përfundimit të mandatit. Krerët e prokurorive në Tiranë dhe rrethe do të kenë gjithashtu përparësi për t’u kontrolluar në fillim të procesit të zbatimit të vetting-ut.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë gjithashtu prioritet i Komisionit të Rivlerësimit dhe ekspertëve të SHBA-BE. Ndryshe nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë deklaruar pasuri të “çmendura”, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa anëtarë të kësaj gjykate, e cila që nga themelimi i saj nuk ka dënuar qoftë edhe një zyrtar të juridiksionit fillestar, janë identifikuar si njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë. Në këtë kuadër, kontrolli i ligjshmërisë së pasurive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, mund të prodhojë edhe surprizat e para. Në sitë do të kalojnë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani, Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Shkëlzen Selimi dhe Medi Bici.

Kushti

Që të fitojnë të drejtën për të shërbyer në sistemin e ri të drejtësisë, rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë duhet të plotësojnë tre kritere kryesore, pas një verifikimi të trefishtë, i cili do të mbikëqyret nga Perëndimi.

Përparësia

Njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë do t’i nënshtrohen të parët procesit të vetting-ut nisur nga hierarkia. Vetting-u do të nisë me anëtarët e Gjykatës së Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe me kryeprokurorin.

Kushtet e largimit të gjyqtarit apo prokurorit nga drejtësia

Kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.

Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë.

Është kryer fshehje e pasurisë.

Është kryer deklarim i rremë.

Subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

Subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pranishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt që është konstatuar nga prova të Besueshme.

Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt, i cili përforcohet ose konsiderohet i besueshëm nga informacione të shërbimeve të fshehta dhe të besueshme.

Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.

Kur subjekti i rivlerësimit ka treguar cilësi të papranueshme në punë.

Kur subjekti i rivlerësimit ka treguar gjykim të dobët, nuk ka respektuar normalisht të drejtat e palëve ose viktimave.

Kur subjekti i rivlerësimit nuk është efektiv, në atë shkallë sa programi i trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës nuk mund ta zgjidhë këtë çështje për një vit.

Etiketa: Adriatik llallaAltina XhoxhajnArdian DvoraniBashkim Dedeligji i rivleresimitparlamenti shqiptarvettingVitore TushajVladimir KristonXhezair Zaganjori

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Kryki, simbol pagan i ilirëve

Kryki, simbol pagan i ilirëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com