Vetting-u/ Gjyqtarët e korruptuar 9 ditë kohë të dorëhiqen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting-u/ Gjyqtarët e korruptuar 9 ditë kohë të dorëhiqen

16:15 | 22/03/2017
në Shqiperi
0

Gjyqtarët dhe prokurorët, me pasuri të pajustifikuara dhe kontakte të papërshtatshme me krimin, do të kenë edhe 9 ditë afat për t’i shpëtuar procesit të vetting-ut. Fundi i këtij muaji shënon edhe fundin e afatit ligjor për njerëzit e drejtësisë, të cilët mund t’i paraqesin dorëheqjen Presidentit të Republikës, për të shmangur skanimin e trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, për lidhjet me krimin dhe testimit të aftësive profesionale.

Pavarësisht bllokimit të konstituimit të organeve të vetting-ut nga politika, neni 56 i ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon që subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni, ndërsa Komisioni i Rivlerësimit merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ndërkaq, për shkak të pezullimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, ILDKP dhe DSIK kanë llogaritur 1 Janarin si datën e hyrjes në fuqi të ligjit, ku për rrjedhojë 31 Janari ishte afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të pasurive dhe plotësimin e formularëve për kontrollin e figurës. Referuar datës së hyrjes në fuqi të ligjit të Vetting-ut si dhe nenit 56 të po këtij ligjit, afati për paraqitjen e dorëheqjeve tek Presidenti është fundi i muajit mars.

Zhgënjimi me dorëheqjet
Faktori ndërkombëtar ka pasur pritshmëri të larta sa i takon numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do të jepnin dorëheqjen pas hyrjen në fuqi të ligjit të Vetting-ut. Ish-drejtuesi i misionit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville, pati deklaruar se faktori ndërkombëtar priste që rreth 80 gjyqtarë dhe prokurorë do të jepnin dorëheqjen. Deville i referohej precedentit në Kosovë, ku u vetëlarguan 10 për qind e njerëzve të drejtësisë. Megjithatë, realiteti rezulton zhgënjyes në raport me pritshmëritë. Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, kanë dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut, vetëm 8 të tillë, pra vetëm 1 për qind. Siç duket nga të dhënat e deritanishme, gjyqtarët dhe prokurorët kanë vendosur të përballen me procesin e Vetingut, në përpjekje për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re. Befasia qëndron tek disa prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët rezultojnë me pasuri të pajustifikuar me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Arsyet e rezistencën  
Gjyqtarët dhe prokurorët, me pasuri të dyshimtë dhe të skeduar si të përfshirë në praktika korruptive, kanë një arsye të fortë se pse nuk kanë dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar procesit të Vetingut. Arsyeja qëndron në faktin se provat dhe faktet e mbledhura nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ILDKP, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe organet e tjera të parashikuara në ligj nuk mund të përdoren kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve në çështje penale. Provat e mbledhura do të shërbejnë vetëm për procesin e rivlerësimit.

Neni 56 i ligjit të vetting-ut

Dorëheqja
1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.
2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Neni G i Kushtetutës

Dorëheqja
1. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.
2. Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Si do të hetohen njerëzit e drejtësisë
Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të emërohen nga ONM në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të huaj, do të hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjithashtu, sipas nenit 45 pika 2 të ligjit të Vetting-ut, gjatë hetimit, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike. Ata kanë të drejtë të administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit. Ligji për Vetting-un, në pikën 3 të nenit 33, parashikon gjithashtu që ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues. Vëzhguesi ndërkombëtarë kanë po ashtu të drejtë të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, pro ose kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.

Fati i gjyqtarëve dhe prokurorëve
Prokurorët dhe gjyqtarët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të emërohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do të ndikojnë në fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me anë të paraqitjes së provave, por edhe mendimeve të tyre. Konkretisht, gjetja, e paraqitur në formën e një deklarate, dokumenti ose raporti të dhënë nga vëzhguesi ndërkombëtar përbën provë që dëshmon një fakt, rrethanë ose standard ligjor, i cili ekziston ose ka ndodhur. Komisioni ose Kolegji i Apelimit e çmon gjetjen si të barasvlershme me mendimin e dhënë nga një ekspert. Refuzimi i gjetjes bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit. Ndërkaq, vëzhguesit ndërkombëtar mund të japin edhe mendime. Një mendim me shkrim i dhënë nga vëzhguesit ndërkombëtarë konsiderohet një përfundim i dhënë për një rrethanë konkrete gjatë procesit të rivlerësimit ose që rezulton nga faktet në çështje të veçanta. Mendimi mund të ndikojë në vendimmarrjen e Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, por nuk ka vlerën e provës. Refuzimi i kërkesës së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë prova bëhet me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, duke argumentuar shkaqet e refuzimit.
/shqiptarja.com/

Etiketa: DSIKGjykata KushtetuesegjyqtarëtILDKPprokurorëtVettingu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Leskaj PD-së: Voto vetting-un dhe protesto!

Leskaj PD-së: Voto vetting-un dhe protesto!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com