Partia Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi tre anëtarët për dy komisionet ad-hoc të Vettingut që pritet të votohen në seancën plenare që do të mbahet gjatë pasdites së sotme.
“LSI i ka propozuar dhe do t’i propozojë seancës për komisionin e parë prej 12 anëtarësh dy deputetët Luan Rama dhe Silva Caka dhe për komisionin tjetër prej 6 anëtarësh kemi propozuar deputetin Vangjel Tavo”- deklaroi kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama.
Luan Rama, apeloi të gjithë aktorët politikë të bëhen pjesë e procesit.