Vetoja bullgare për integrimin e Maqedonisë së Veriut, reagon partia fituese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetoja bullgare për integrimin e Maqedonisë së Veriut, reagon partia fituese

14:09 | 18/11/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Daniel Lohrer nga partia bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka thënë se nuk është reale të pritet që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për çështjet kontestuese dhe heqje të vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Partia, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re, në koalicion me tri parti tjera.

Lohrer, i cili konsiderohet si kandidati më serioz për ministër të Jashtëm në Qeverinë e re, i ka thënë radios bullgare, BTV se “nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pritet rezultat mjaft i mirë për të dyja palët”.

Read more

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dallimet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, por edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, janë çështjet për të cilat duhet gjetur zgjidhje, në mënyrë që Sofja të heqë veton për Shkupin, të cilën e ka vendosur në nëntor të vitit 2020.

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Daniel Lohrer, kandidat i mundshëm për ministër të Jashtëm në Qeverinë e re bullgare.

Por, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar të enjten se Shkupi ende beson se deri në dhjetor mes dy vendeve mund të ketë përparim dhe zhbllokim të procesit të integrimit evropian.

“Muajin dhjetor e shohim si një dritare të mirë, si mundësi dhe nevojë për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane për të shfrytëzuar këtë mundësi, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e të ardhmes evropiane ”, ka deklaruar Osmani pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart.

Diplomati austriak ka thënë gjithashtu se BE-ja është e interesuar për marrëveshje mes dy shteteve dhe për një të ardhme më të mirë për vendet e rajonit.

“Fillimi i negociatave nuk është një mundësi e mirë vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe gjithë rajonin. Perspektiva evropiane është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar mes tjerash Linhart. /REL/

Etiketa: “Maqedonia e Veriut

Të Lidhura

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

nga 27
11:13 | 04/06/2026
0

Deputeti i Lëvizjës Bashkë, Redi Muçi ka ironizuar nga Kuvendi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha në lidhje me...

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

nga 27
10:49 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar...

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Para
Tragjedia/ Alec Baldwin qëllon me armë në sheshin e xhirimit. Vdes drejtorja e fotografisë. Në gjendje të rëndë regjizori

Ngrihet padi kundër aktorit Alec Baldwin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

11:13 | 04/06/2026
O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com