Vetingu hap dosjen e Kryeprokurores Arta Marku

Duhet të lëçisni

Rritet numri i rasteve, 6 të vdekur nga Covid në vend

Numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit është rritur me 48 më shumë krahasuar me një ditë më parë. Ministria e...

EMA: Ka lidhje të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës Johnson & Johnson

Agjencia Europiane e Barnave tha të martën se vaksina Johnson & Johnson Covid-19 ka lidhje të mundshme me rastet e rralla të mpiksjes së...

Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill

Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill për shkak të masave anti-COVID.

Skandali/ Artan Hoxha nxjerr regjistrimin: Fushatë me legalizimet, punonjësit e Kadastrës udhëzohen të gënjejnë qytetarët (film)

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar me anë të një audio regjistrim, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se kjo agjenci e rëndësishme e qeverisë...

Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur nga Parlamenti, mes tymit, përleshjeve dhe kaosit, po i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme të papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Vendimi për kryeprokuroren e re, nëse duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pritet të zyrtarizohet në ditët e para të muajit janar.

Zonja Marku është pjesë e një liste me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë që po kontrollohen. Kontrolli i zonjës Marku nuk ka lidhje me pretendimin e opozitës për kalimin e Vetingun dhe as me detyrën e saj të re, por është një rastësi, pra produkt i shortit. Në listë, zonja nuk referohet si kryeprokurore, por si prokurore në Shkodër. Konkretisht, në fillim të këtij muaji, Komisioni Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, ka përcaktuar me short emrat e 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë, të cilëve po u shqyrtohen dosjet nga katër trupa gjykuese, të përbërë nga tre anëtarë.

Përpos kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku, pjesë e listës është edhe paraardhësi i saj, Adriatik Llalla, për të cilin opozita kërkoi që të qëndronte në detyrë deri në vitin 2019. Gjithashtu, shorti ka përcaktuar hapjen e dosjeve të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të kryeinspektores pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari. Gjithashtu, pjesë e listës është edhe prokurori Ramadan Troci, i cili futi në burg Ardian Fullanin si dhe Rovena Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Ashtu siç edhe paralajmëroi dy ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë, rezultatet e kontrollit të trefishtë, për të gjithë emrat, pritet të dalin shumë shpejt.

http://shqiptarja.com/home/1/ekskluzive-vetingu-hap-dosjen-e-arta-markutja-56-emrat-e-tjer–459763.html?pos_1

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Rritet numri i rasteve, 6 të vdekur nga Covid në vend

Numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit është rritur me 48 më shumë krahasuar me një ditë më parë. Ministria e...

EMA: Ka lidhje të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës Johnson & Johnson

Agjencia Europiane e Barnave tha të martën se vaksina Johnson & Johnson Covid-19 ka lidhje të mundshme me rastet e rralla të mpiksjes së...

Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill

Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill për shkak të masave anti-COVID.

Skandali/ Artan Hoxha nxjerr regjistrimin: Fushatë me legalizimet, punonjësit e Kadastrës udhëzohen të gënjejnë qytetarët (film)

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar me anë të një audio regjistrim, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se kjo agjenci e rëndësishme e qeverisë...

Kohë Ramazani, Ulsi Manja kërkon vota me shishe vere 

Fushata elektorale në Shqipëri është në kulmin e saj, që do të zhvillohen pas 4 ditësh, më 25 prill. Kjo fushatë ka risi në formë,...