Vetëm 34% e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëm 34% e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit

11:13 | 01/08/2018
në Uncategorized
0

Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë apo helmetë në rastet kur janë në motor. Është kjo shifra shqetësuese që nënvizon mes të tjerash raporti i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i publikuar në fund të korrikut. Ky raport bën një rishikim të sigurisë rrugore për Shqipërinë. Në 87 faqe ky rishikim analizon situatën me rrugët, aksidentet, mbajtjen e statistikave, bashkëpunimin institucional duke propozuar në disa raste edhe zgjidhje alternative.

Raporti shpreh me shqetësim se Shqipëria mbetet larg objektivit të 2020 kur parashikon që përdorimi i rripit të sigurimit në mjete apo helmetave në kokë nga ana atyre që përdorin një motor, si mjet transporti, të jetë 80 për qind. Rritja vit pas viti, sipas raportit ka qenë graduale por me ritme shumë të ngadalta dhe nëse ruhet e njëjta tendencë edhe në vijim, gjasat janë që objektivi të mos arrihet edhe për një kohë të gjatë.

“Të dhënat e mundësuara nga baza për aksidentet nuk qartëson ndryshimin mes përdorimit të rripit të sigurimit dhe helmetave. Ato regjistrohen në një kategori në kohën kur ndodh një aksident rrugor. Po kështu ato raportohen sërish bashkë kur bëhet raporti vjetor i sigurisë rrugore. Për vitin 2016 raporti nënvizon se përdorimi i vendeve të posaçme për fëmijët nuk monitorohet por besohet se është në nivele të ulëta. Të dhënat tregojnë për një përmirësim të përdorimit të rripit të sigurimit dhe helmetave mes atyre që përfshihen në aksident. Përgjithësisht ka një ndërgjegjësim më të madh të përdorimit të rripit të sigurimit tek drejtuesit e mjetit (pasagjeret më pak)”, thuhet në raport.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Raporti nënvizon se kostot për blerjen e një helmete apo të ulëseve të posaçme për fëmijët kanë një kosto relativisht të lartë dhe familjet që jetojnë në zona rurale mund të mos i përballojnë dot sidomos kur kanë më shumë se një fëmijë ndaj duhet të shihet mundësia për një subvencionim në këto raste.

Grafiku eshte pjese e raportit “Road Safety Performance Review Albania” publikuar ne korrik 2018 nga UNECEF

http://www.monitor.al/vetem-34-e-shqiptareve-perdorin-rripin-e-sigurimit-shoferet-po-ndergjegjesohen-pasagjeret-pak/

Etiketa: aksidenterripi i sigurimitShqiperi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Veliaj u jep leksione emigrantëve: Makina njish, parkimi bishë

Veliaj u jep leksione emigrantëve: Makina njish, parkimi bishë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com