Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur rezultatin zgjedhor që kanë pasur partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Veseli tha se ky është një sukses historik për shqiptarët ndërsa shtoi se është tregues i qartë se angazhimi politik sjell rezultatin e merituar.
“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar.”, deklaroi Veseli.