Arsen Venger ka qenë shumë i tensionuar në përfundim të ndeshjes Arsenal-Southempton, që përfundoi 0-0.
Ai i është ankuar arbitrit të ndeshjes, duke i thënë “është gjithmonë i njëjti avaz me ty”.
Por, aty pranë ka qenë edhe trajneri i Southempton, Roland Kuman.
Sipas Daily Mirror, Kuman i është drejtuar Vengerit:
“Edhe me ty është i njëjti avaz gjithmonë.
Kishe dhjetë raste për gol, por nuk shfrytëzove asnjë.
Nuk ta ka fajin arbitri”.
Me barazimin e djeshëm, Arsenal është shkëputur pesë pikë nga Lester, që vazhdon të kryesojë Premier Ligën në mënyrë të papritur.