Skuadra e Inzagit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Inter mundi Venecian me rezultatin 2-1 dhe shkëputet në vendin e parë, në pritje të kundërshtareve.
Sulmuesi i Venecias, Henri ishte ai që zhbllokoi ndeshjen duke realizuar me kokë. Interi u përpoq të sulmonte dhe arritën të shënonin me mesfushorin Nikolo Barela.
Goli i fitores erdhi në minutën e 90 me sulmuesin Xheko që shënoi me kokë. Me këtë fitore zikaltërit shkëputen në vendin e parë me 53 pikë dhe është me sytë nga supersfida Milan-Juventus.
INTER-VENECIA 2-1
40′ Barela, 90′ Xheko/ 19′ Henri