Pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri me 3.4 shërbim prove, vjen edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Zëdhënësja e kryesisë së PS-së Elisa Spiropali, njëkohësisht ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin është shprehur se kjo është çështje që i takon vetëm drejtësisë shqiptare dhe jo partive politike.
“Është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën per t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare”, tha Spiropali për Top Channel.
Ndërkohë kujtojmë se Tahiri ka paralajmëruar një deklaratë për shtyp nesër në orën 11:30.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...










